Edhe zyrtarisht, Arta Marku është në garë për Prokurore e Përgjithshme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, njofton se sot i mbërriti dokumentacioni i aplikimit, në afatin e përcaktuar, një ditë pasi Kryeprokurorja e Përkohshme e dorëzoi përmes postës. Krahas Arta Markut, në garën për kreun e Organit Qendror të Akuzës janë prokurorët Olsian Çela e Fatjona Memçaj, si dhe avokati Lulzim Alushaj.