Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP.
Në rubrikën “Na plasi VIP-i” ishte ftuar artisti Ajran Dredhasi, i cili tregoi më shumë detaje nga karriera dhe jeta e tij mes Selanikut dhe Shqipërisë, kush janë të mirat dhe të këqijat e dy vendeve?
Nëse do të flasim në sensin artistik, atje dinë të të vlerësojnë, dinë të të duartrokasin dhe nuk dinë të të japin porosi ma këndo pak këtë apo atë. Kjo atje mund të ndodhë pasi ti ke kënduar dhe ai të çon 1000 disqe karafila dhe jemi të larë pak a shumë. Arti këtu me atje nuk ka asnjë lidhje.