Gossip

Pamela Anderson do të ndryshojë mbiemrin? Pse?

Pamela Anderson ka habitur publikun me një deklaratë të papritur: ajo dëshiron të ndryshojë mbiemrin dhe të rikthehet tek rrënjët e saj finlandeze.

Në një intervistë për Vogue Scandinavia, ylli 58-vjeçar i “Baywatch” dhe filmit më të ri “The Last Showgirl” zbuloi se emri me të cilin do të donte të njihej është… Pamela Hyytiäinen.

Ngandonjëherë nuk dua të jem Pamela Anderson, por Pamela Hyytiäinen. Do të doja ta ndryshoja mbiemrin tim, por nuk më lejojnë

-u shpreh ajo, duke iu referuar mbiemrit të gjyshit të saj, Herman Hyytiäinen, i cili e humbi identitetin finlandez kur emigroi në Kanada për t’u përshtatur më lehtë.

Aktorja tregoi se gjyshi i saj ka qenë një figurë thelbësore në jetën e saj. Ai i mësoi finlandishten dhe e frymëzoi thellë, edhe pse Pamela ka qenë vetëm 11 vjeç kur ai u nda nga jeta.

Anderson, e cila prej vitesh sfidon pritshmëritë e publikut, nga ikona seksi e “Baywatch” te roli i thellë artistik në “The Last Showgirl”, vazhdon të eksplorojë identitetin e saj personal dhe artistik.

Në një intervistë për Marie Claire Greece, ajo rrëfeu se filmi i fundit i ka dhënë mundësinë të rishikojë vendime të së kaluarës dhe të shprehet krijimtarisht në mënyrë më të sinqertë dhe autentike, duke përmendur admirimin për autorë si Tennessee Williams dhe Eugene O’Neill.

Nga transformimet e mëdha estetike te rikthimi drejt thjeshtësisë dhe natyralitetit, Pamela Anderson tani po mendon edhe një hap simbolik: të rikthejë mbiemrin e familjes së saj dhe të lidhë më fort të kaluarën me të tashmen.