Celebrities Gossip Showbiz

Asnjë tolerim! Ministri francez kërkon skualifikimin e fituesve të “Eurovision”?!

Surpriza e vërtetë e finales së madhe të Eurovizionit ishte pa dyshim grupi “Maneskin” të cilat pasi morën votat maksimale të publikut, rrëmbyen fitoren duke çuar kupën e triumfuesve në Itali. Por, pak momente pas shfaqjes një video virale e tyre qarkulloi me shpejtësi në rrjet ku lideri i grupit, Damiano përkulet në tavolinë sikur po konsumonte kokainë.

Grupi i famshëm i kanë mohuar këto akuza duke thënë se kjo është diçka qesharake pasi ata janë kundër përdorimit të çdo droge. Së fundmi, Damiano David, vokalisti i grupit italian “Maneskin” ka rezultuar negativ në testin e drogës.

Lajmin e konfirmuan organizatorët e festivalit. I pyetur në një konferencë shtypi ditë e dielë, David mohoi gjithçka e deklaroi se po shihte poshtë pasi kitaristi, Thomas Raggi, theu një gotë. Së fundmi për këtë skandal ka reaguar edhe Ministri Francez për Europën, Clement Beaune, ku ka kërkuar transparencë për këtë rast.

Sipas tij nëse vërtetohet se solisti i grupit ka konsumuar kokainë, ata duhet të skualifikohen menjëherë.

Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve.

Rikujtojmë se Franca ishte shumë pranë fitores së “Eurovision”, por rezultati u përmbys për shkak të votave që publiku i dha Italisë. Franca u prezantua këtë vit nga Barbara Pravi me këngën “Voila”.