Gossip

Dove Cameron dhe Damiano David fejohet fshehurazi?

Dove Cameron dhe Damiano David, vokalisti karizmatik i Måneskin, i kanë dhënë një hap të madh lidhjes së tyre, duke u fejuar pas dy vitesh romancë. Aktorja e njohur e Disney Channel e konfirmoi lajmin e lumtur më 3 janar përmes një postimi të ëmbël në Instagram, ku shfaqej me një unazë diamanti që nuk kaloi pa u vënë re.

Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë

-shkroi Dove në mbishkrimin e fotos, teksa ajo dhe Damiano shiheshin me dashuri në sy.

Postimi u mbyll me urimin: “Gëzuar Vitin e Ri”, duke e bërë njoftimin edhe më simbolik.

Thashethemet për një fejesë kishin nisur që në fund të tetorit, kur Dove u fotografua në Sydney të Australisë me një unazë të madhe dhe të shndritshme në dorë, gjatë një shëtitjeje me Damianon. Megjithatë, çifti vendosi ta konfirmojë gjithçka vetëm tani, menjëherë pas festimit të përvjetorit të tyre të dytë.

Më 9 tetor, Cameron e quajti marrëdhënien e tyre “dy vitet më të mira të jetës sime”, duke ndarë një seri fotosh romantike. Ajo shprehej se emocionohej shpesh nga fakti se jeta ishte bërë kaq e bukur me Damianon pranë saj, duke shtuar se dashuria për të ishte përtej fjalëve.

Nga ana tjetër, edhe Damiano reagoi me të njëjtën ndjenjë, duke e përshkruar lidhjen me Doven si “pjesën më të mirë të të qenit gjallë”.

Historia e tyre nisi në MTV VMA 2022, ku të dy ishin të nominuar për çmimin Artisti më i Mirë i Ri. Që nga ajo kohë, romanca e tyre është kthyer në një nga më të komentuarat e showbiz-it, dhe tani, edhe zyrtarisht në fejesë.