Rozana Radi është aktore, këngëtare dhe kantautore shqiptare. Rozana ka publikuar disa këngë të suksesshme në Shqipëri, si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptarë. Pjesë e “BBV4”, që prej fillimit, Radi është nga banoret më të spikatura të këtij edicioni.
Ajo ka spikatur me ‘outfit-et’ e saj në “BBV4”.
Duket se Rozana nuk ia ka lënë asgjë rastësisë, teksa ka guxuar me veshjet, ngjyrat, por edhe aksesorët që ka pasur gjatë ‘prime-ve’.
Që kur hyri në këtë format, Rozana u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj. Artistja prezantoi dhe këngën e saj të re, pak para se të hynte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Vetes” është prej disa javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë në listë. Por Rozana nuk po ndalet me krijimtarinë e saj edhe brenda shtëpisë së BBV. Artistja ka gjetur frymëzimin për të shkruar tekstin e një kënge që me gjasë do të krijohet shumë shpejt. Mezi e presim!