Horoskopi Live From Tirana

Astrologia parashikon: “Virgjëresha dhe Peshqit, më të favorizuarit deri në 2027…”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shtator për secilën shenjë të zodiakut…

Kemi ndonjë shenjë të favorizuar këtë periudhë?

Pjesërisht do të jetë Virgjëresha dhe Peshqit, që do të kenë një energji pozitive deri në vitin 2027. Jemi në një 2-vjeçar të mirë. Fillon nga tani dhe do të përfundojë në vitin 2027. 

Kjo lidhet me punë, fat, dashuri, lek, biznes, të gjitha gjërat. Mund të kenë pak pengesa, mund të kenë pasur sfida , por përsëri do ia dalin.