Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimet për monopolin e tregut të shumicës së fruta-perimeve. Ky institucion vlerëson se i vetmi treg është ai në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës i administruar nga kompania EKMA ALBANIA, që jep mjedise me qira për bizneset e tjera. Nga hetimet vërehen se ka abuzime me çmimet e qirasë që janë disa herë më të larta se zona. Tjetër abuzim është ai me energjinë dhe ujin që u faturohen tregtarëve, duke aplikuar tarifa më të larta se ato të vendosura nga Entet Rregulluese.