Gossip Showbiz

Sean “Diddy” Combs i ndodh e papritura në burg! Pritet me…

Pas shpalljes së fajësisë për akuzën e organizimit të transportit me qëllim prostitucioni, reperi i njohur Sean “Diddy” Combs është pritur me entuziazëm në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.

Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, të burgosurit reaguan me duartrokitje ndaj mbërritjes së Diddy-t, duke e konsideruar rastin e tij si një “fitore të rrallë kundër sistemit”.

Nuk shohim kurrë askënd që e mposht qeverinë

-është shprehur avokati, duke nënvizuar se mënyra si reperi u përball me procesin gjyqësor ka krijuar jehonë brenda mureve të burgut.

Diddy u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore dhe komplot për shantazh, por u shpall fajtor për organizim transporti për prostitucion – një akuzë që mund t’i kushtojë deri në 10 vite heqje lirie.

Avokati i tij theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë dhe presionit mediatik, reperi mbetet emocionalisht i qëndrueshëm dhe po përballet me vendosmërinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

Procesi ndaj Diddy-t ka nxitur diskutime të shumta publike, ndërsa fansat dhe opinioni ndjekin me interes zhvillimet e mëtejshme për një nga figurat më kontradiktore të muzikës dhe biznesit amerikan.