Avokatët e kryebashkikakt të Tiranës Erjon Veliajt, i janë drejtuar me kërkesë drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për largimin e prokurorit Ols Dado nga çështja e Veliajt, për konfilikt interesi, pasi ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku. Kërkesa është drejtuar që pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga kreu i SPAK.
Kjo gjë është bërë e ditur nga grupi i avokatëve mbrojtës të çiftit Veliaj Xoxe dhe biznesmenit Elman Abule te cilët zhvilluan një takim me mediat. Avokati Maks Haxhia, i cili mbron bashkëshorten e Veliajt Ajola Xoxe, tha se prokurori Olsi Dado është në konflikt interesi me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe vetë ai duhet të japë dorëheqjen.
Sipas avokatit Haxhia Në bazë të kodit të procedurës çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen.
“Do ishte shumë profesionale që prokurori ta bënte diçka të tillë. Nuk kuptoj përse duhet me patjetër të jetë ky prokuror në ketë çështje? Nëse janë të sigurt për provat që kanë, përse kërkon prokurori të rri me çdokush në çështje, kur evidentohet një konflikt interesi? tha avokati.
Ndërsa avokati i Erjon Veliajt, Emira Beta, u shpreh se Veliaj e ka bërë publike që në seancën gjyqësore të datës 12, konfliktin e interesit me zotin Dado.
“Kërkesa ka qenë verbale në ato kushte, por më pas i jemi drejtuar edhe zyrtarisht kreut te SPAK dhe shkaku i përjashtimit ishte vetëm konfliktin interesit, ku Dado kishte emrin aty për lejen e ndërtimit.”
Sipas avokatit Maks Haxhia: “Në informacionin që i është dhënë publikut lidhur me këtë çështje ka mangësi. Ai u shpreh se e cilësojnë jo ligjor nisjen e procesit nga një anonimat. Ne nuk konstatojmë as një ngjarje apo kallëzim të ndonjë personi të dëmtuar. Ne vlerësojmë që masa arrest në burg është abuzive dhe e tejkaluar sepse është aplikuar ndaj një person, kryetar bashkie, person tre herë i mandatuar. Gjykata e Strasburgut disa herë ka tërhequr vëmendje që masa e burgut dhe e arrestit në shtëpi duhet të aplikohet me kujdes nga gjykata si masë e jashtëzakonshme, jo si e zakonshme. Nuk është serioze të arrestohet kryetari bashkisë lidhur me një analize ekonomiko financiare. Publiku, individë apo media ka hedhur jo të plote tablonë financiare. Këtu sjellim në vëmendje tuaj një shumë të OJF, dhe nuk thonë ku ka shkuar këto para dhe çfarë është bërë më këto financa.”
Më 11 mars, do të mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, seanca për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë arrest me burg.