Bota

“Babi duhet të luftojë!”/ Fëmijët përshëndeten në stacionin e trenit me të atin që më pas kthehet në luftë

Në javën e parë të sulmit rus, mbi një milion ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, aty ku kishin ndërtuar gjithçka dhe i janë drejtuar vendeve Europiane për të kërkuar strehim.

Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv është kthyer në një pikë kryesore për ukrainasit që ikin nga sulmet ruse.

Gratë dhe fëmijët kanë lënë pas shtëpitë e tyre, si dhe bashkëshortët, baballarët dhe djemtë, pasi burrat duhet të qëndrojnë për të luftuar.

Një prej fotove të shumta prekëse tregon dy fëmijë të vegjël që përshëndeten me babanë e tyre, ndërsa ndodhen në tren për t’i shpëtuar sulmit rus.

Lufta sjell fate edhe më të trishta.

Një video e shpërndarë në fundmi në Twitter tregon momentin kur rusët qëllojnë me breshëri pa asnjë paralajmërim ndaj një makine me civilë duke lënë të vrarë një burrë.

Në video, teksa babai dhe i biri po tentonin të dilnin nga qyteti, duket momenti kur rusët qëllojnë ndaj makinës duke vrarë të atin dhe dy qen që ishin në makinë. Masakrës i shpëtoi vetëm djali, i cili ka filmuar gjithçka.

“Babai dhe djali po përpiqeshin të largoheshin nga rajoni i Ivankiv në Kiev ndërsa luftimet janë intensifikuar. Terroristët i Putinit hapën zjarr drejt automjetit të tyre pa asnjë paralajmërim”, shkruhet krahas videos të postuar në Twitter.

https://twitter.com/i/status/1498765829382545418