Gossip Showbiz

“Babi e nxori mamin nga shtëpia…” Rrëfimi tronditës i DJ Gimbos për ndarjen që i shkatërroi familjen!

DJ Gimbo ka hapur zemrën në një rrëfim të ndjerë dhe emocional gjatë një bisede me Selinin, ku foli për një nga plagët më të thella të jetës së tij, ndarjen e prindërve.

Ai tregoi se kjo ngjarje nuk ndodhi papritur, por erdhi pas një periudhe të gjatë ftohjeje mes tyre, edhe pse vazhdonin të jetonin nën të njëjtën çati.

Sipas tij, marrëdhënia mes nënës dhe babait kishte kohë që ishte e tensionuar, me mungesë komunikimi dhe distancë emocionale. Megjithatë, momenti që shënoi përfundimisht ndarjen ishte tejet i dhimbshëm dhe i paharrueshëm për të.

DJ Gimbo rrëfeu se gjithçka ndodhi pasi nëna e tij kishte shkuar për të kaluar një natë tek gjyshja, të cilën nuk e kishte takuar prej kohësh.

Kur ajo u kthye në shtëpi, reagimi i babait ishte i ashpër dhe i papritur: ai i kërkoi asaj të largohej menjëherë. Pas kësaj, nëna e tij u detyrua të zhvendosej përkohësisht në një banesë të motrës së saj në Istog.

Lajmi e tronditi thellë DJ Gimbon, i cili tregoi se humbi çdo ndjenjë orientimi në ato momente.

As nuk e di si kam mbërritur në Prishtinë, as si kam shkuar në Istog. Nuk mbaj mend asgjë

-rrëfeu ai, duke përshkruar gjendjen e rëndë emocionale që përjetoi.

Ai shtoi se u përpoq të fliste me të atin dhe ta bindte të mos merrte një vendim të nxituar, duke i kujtuar se familja kishte shtatë fëmijë dhe se pasojat do të ishin të rënda për të gjithë. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk patën sukses dhe vendimi ishte tashmë marrë.

Rrëfimi i DJ Gimbos ka prekur publikun për sinqeritetin dhe dhimbjen që përcjell, duke hedhur dritë mbi pasojat emocionale që ndarjet familjare lënë tek fëmijët, edhe kur ata janë rritur.