Bad Bunny ka sqaruar publikisht arsyet e vendimit të tij për të mos përfshirë Shtetet e Bashkuara në turneun e tij të fundit botëror. Reperi dhe këngëtari 31-vjeçar ka nisur rezidencën e tij prej 30 shfaqjesh në José Miguel Agrelot Coliseum në San Juan, Puerto Rico, ku biletat janë shitur plotësisht dhe mijëra fansa – mes tyre edhe personazhe të njohur – kanë udhëtuar për ta parë live.
Në një intervistë për revistën iD, artisti fitues i Grammy pranoi se një ndër faktorët kryesorë për të mos performuar në SHBA ishte klima e tensionuar e emigracionit, përfshirë frikën nga deportimet masive të latino-amerikanëve.
Sinqerisht, po… Kishte shumë arsye pse nuk u shfaqa në SHBA, por asnjëra nuk lidhej me urrejtjen. Kam performuar atje shumë herë dhe gjithmonë ka qenë e mrekullueshme. Kam dashur lidhjen me latino-amerikanët që jetojnë në SHBA.
Bad Bunny theksoi rëndësinë e mbajtjes së koncerteve në Puerto Rico, një territor i painkorporuar i SHBA-së, ku fansat nga Amerika, diaspora latine dhe portorikanët mund të udhëtonin lirshëm për të ndjekur shfaqjet.
Megjithatë, ai pranoi se ekzistonte një shqetësim real se Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) mund të ishte i pranishëm jashtë ambienteve të koncerteve.
Ishte diçka për të cilën folëm dhe për të cilën ishim shumë të shqetësuar
Turneu i tij “No Me Quiero Ir de Aquí” do të zgjasë deri më 14 shtator në Puerto Rico, përpara se të zhvendoset në Amerikën Latine, Evropë dhe Australi.