Ambasada Britanike në Shqipëri reagoi lidhur me seancën e sotme parlamentare ku do të vendoset pranimi ose jo i kërkesës së SPAK-ut për autorizimin lidhur me arrestimin e deputetes socialiste, Belinda Balluku.
Selia diplomatike e Londrës thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke nënvizuar se “imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike” dhe se “nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”.
Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.