Showbiz

Banka e Shqipërisë pezullon pagesën e kredive për 3 muaj

Pagesat e kredive do të ‘ngrijnë’ për 3 muaj ka konfirmuar Banka e Shqipërisë.

Ky vendim është marrë për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit përmes qytetarëve duke shmangur rradhat dhe turmat nëpër banka të qytetarëve.

Theksohet se pezullimi i pagesës së kredive për 3 muaj nuk do të thotë se ato do të falen ndërkohë që vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe subjektet private.

Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të veprojnë.

Në periudhën e ‘ngrirjes’ apo pezullimit të pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesës.