Transfertat e parave të bankave të nivelit të dytë mbeten të bllokuara që prej grabitjes në aeroportin e Rinasit. Drejtori i Shoqatës së Bankave Silvio Pedrazzi shprehet se janë në diskutime intensive për të gjetur një zgjidhje para nisjes së sezonit turistik pasi flukset e parave që duhet transportuar janë të mëdha. Sa përket përdorimit të GPS dhe bojës ngjyruese Pedrazzi pranoi se bankat nuk i përdorin por sipas tij kjo nuk e zgjidh problemin.
“Bankat në Shqipëri detyrohen të organizojnë transferta parash të thata disa herë në muaj dhe kjo për arsyen e thjeshtë se Shqipëria ka një suficit të lartë, të vazhdueshëm dhe afatgjatë në të ardhurat valutore të vendit”-deklaroi Silvio Pedrazzi, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe administrator i përgjithshëm i Intesa San Paolo Bank në Shqipëri.