Banorët e disa fshatrave të Fushë Bulqizës, kanë vijuar protestën për mbrojtjen e pyjeve. Të gjitha gratë e këtyre fshatrave kësaj radhe protestën e tyre e zhvilluan në pyll. Ato janë ngjitur në këmbë dhe kanë protestuar kundër prerjes së pyllit nga firma koncesionare. Ky koncension thonë banorët, po kërcënon seriozisht jetën e tyre, pasi i vetmi mjet jetese për ta është ky pyll i cili është i paprekur, dhe është një atraksion turistik që do ta zhvillonte shumë zonën.