Sport

Barcelona po mendon për Cancelon! Tifozët kundër rikthimit!

Barcelona synon ta rikthejë Joao Cancelon në janar, por tifozëve nuk duket se u pëlqen kjo ide.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendre, por emri më i kërkuar në tregun e Blaugranëve tani është Joao Cancelo. Hansi Flick ka kërkuar përforcime dhe, duke pasur parasysh kufizimet e Fair Play Financiar, rikthimi i portugezit (aktualisht te Al Hilal) është opsioni më efektiv nga ana e kostos.

Cancelo po përpiqet të kthehet dhe do të ishte i gatshëm të pranonte një ulje drastike të pagës, por Interi po ia pengon. Zikaltrit janë të interesuar dhe mund të ofrojnë de Vrij ose Acerbi si lojtarë shkëmbimi, profile që u pëlqejnë sauditëve. Barça mund ta shohë Cancelon si anësorin ideal, pasi nuk ka arritur të gjejë qendërmbrojtësin me këmbë të majtë që trajneri fillimisht e donte në treg.

LEXO EDHE: Danilo kthehet në ‘Allianz Stadium’ dhe nuk harron: “Juventus nuk është për të gjithë, drejtuesit e tanishëm janë më të kthjellët”!

Nga ana tjetër, tifozët e refuzojnë këtë ide. Mundo Deportivo ka shumë komente negative për Cancelon, me shprehjen më të njohur, “Është shaka, apo jo? Më kujtohet si mbrohet…”

LEXO EDHE: Juventusi po bën përpjekje të reja për Chiesa-n, për ta rikthyer në Torino!