Aktualitet

Basha mbyll protestën se duhet të nisej për Holandë: Ja kur rimblidhemi!

Pas mbylljes së protestës së opozitës, Lulzim Basha u kthye në selinë e PD-së. Kryedemokrati foli shkurt për mediat. Sipas tij qytetarët dhe opozitarët nuk do të ndalen deri sa të largojnë Ramën. Basha njoftoi se do të ketë sërish protestë ditën e enjte në orën 10:00. Kreu i PD-s ka falënderuar protestuesit e opozitës të cilët qëndruan për 5 orë përpara Kryeministrisë. Ai i garantoi se Edi Rama s’është më kryeministër. Në reagimin nga selia blu, Basha tha se vazhdon puna për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të reja elektorale.