Programi maratonë ditën e fundit të vitit, rikthehet sërish në Top Albania Radio. Ashtu siç është traditë tanimë, do të njihemi me këngët më të mira të vitit 2024. Por ajo që neve na intereson më shumë, janë këngët shqiptare.
Një vit i suksesshëm ky padyshim për industrinë e muzikës. Artistët më në zë kanë sjellë projekte të reja të cilat janë përqafuar nga publiku shqiptar në maksimum. Nga Luiz Ejlli, tek Yll Limani, Ledri Vula apo Elvana Gjata, projektet e tyre kanë qenë të shumta dhe tejet të suksesshme.
Bashkëpunime, projekte solo, albume, këtë vit i pamë të gjitha. Artistët më në zë kanë sjellë projekte të reja të cilat janë përqafuar maksimalisht nga publiku shqiptar.
Po ashtu një sërë emrash të rinj që na lanë ‘pa fjalë’ me talentin e tyre, duke u futur mes artistëve ‘të vjetër’ dhe ‘Big’ në klasifikimin e “The Top List”. Përmendim këtu disa nga emrat e rinj që kanë qenë plot bujë në 2024, si Akil, Melodajn Mancaku, Ergita apo Mak Zogaj.
Po ashtu kemi pasur dhe rikthime, siç ishte dhe rasti i Bleonës me “Stani”. Ja disa prej artistëve që kanë bërë më shumë bujë me projektet e tyre në 2024, këngë të cilat i kemi dëgjuar dhe i kemi votuar si pjesë e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards…