Live From Tirana Music Showbiz

Bashkëpunimi i Tirit dhe Besës, dyshja vjen me performancë live në finalen e madhe të BBV4!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, por dhe për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë…

Çfarë mund të thuash për këngën tënde të re me Besa Kokëdhimën?

Është një këngë me muzikë dhe tekst nga Fifi. Ka bërë një punë shumë të mirë. Fifin e kam shumë përzemër, më ka ndihmuar shumë jo vetëm në pjesën e tekstit dhe muzikës, por dhe në gjëra të tjera. Besa ka bërë një punë shumë të mirë në bashkëpunim. Ka qenë shumë bashkëpunuese. Uroj që ta shijoni. Do ta performojmë dhe në finale. Kënga është ritmike, flet për dashurinë. Titullohet “Nihna”. E kemi bërë videoklipin natën e prime-it të së shtunës, dy orë para dhe arrita fiks në kohë.