Nga sot, në muret e të gjitha ndërtesave publike të Bavarisë do të varen kryqe, një vendim që i ka lënë të habitur banorët, por edhe autoritetet lokale. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme bavareze Martin Scholtsik deklaroi se prisnin reagime. Sipas tij, kryqi i dukshëm në hyrjen e çdo godine publike, shërben si kujtesë e influencës historike dhe kulturore të Bavarisë.