Sport

Bayerni e bën prioritet transferimin e Adrien Rabiot me kosto zero…

Adrien Rabiot ka pranuar se Juventusi ishte ‘i plogësht’ dhe ka humbur formën e tyre në fazën defanzive pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Hellas Veronës, duke i thënë ‘lamtumirë’ Scudettos. “Ne duhet të jemi real dhe të luftojmë për vendin e dytë”, ishin fjalët e Rabiot pas përfundimit të ndeshjes. Hellas Verona mbetet në fund të tabelës, ndërsa Juventusi tani numëron vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit ndaj Empolit, Interit, Udineses dhe Veronas.

Nga na tjetër, Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium. Mesfushori francez mbetet pa kontratë dhe nuk e ka ndërmend të vazhdoj bashkëpunimin me Zonjën e Vjetër përkundër insistimit nga drejtuesit e klubit. Gara për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit francez është e madhe pasi klubet më të mëdha evropiane duan shërbimet e tij. Megjithatë Bayerni po duket si favoriti kryesor për transferimin e francezit pasi janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë më të madhe se shtatë milionë që fiton ai aktualisht te Juventusi.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e francezit janë edhe Inter, Barcelona, Arsenal dhe Manchester United. 28-vjeçari është lojtari kryesor i Juventusit këtë edicion, ku në 22 ndeshje ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. E ardhmja e Rabiot është larg Zonjës së Vjetër, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i sigurojë shërbimet e francezit.