Aktualitet

BB nuk pranon të realizojë financimin e rrugës Tiranë-Durrës

Banka Botërore nuk ka pranuar që të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se ndërhyrja do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit. Nga përllogaritjet e para rezulton se ndërhyrja në total shkon deri në 30 milion euro. Rruga është si pjesë e kontratës se mirëmbajtjes në kuadër të projektit me BB. Por duke qenë se rrugës nga viti 2001 deri me tani nuk i është kryer mirëmbajtje e thellë përveç segmentit rrethrrotullim shqiponje kthesë e Rinasit, është degraduar. Rrjedhimisht Banka nuk e financon dot ndërhyrjen e thellë në shtresat e rrugës dhe projekti i ndërhyrjes do të përshtatet tashmë dhe do llogaritet të mbulohet me buxhet shteti.