Aktualitet

BE jep OK për Teatrin: Ligji nuk shkel MSA, duhet garë e hapur

Ngërçi për çështjen e Teatrit mund të ketë zgjidhje, pasi BE-ja konstaton se ligji i miratuar në Kuvend nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asoci’imit. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjen në Drejtorinë për Politikat Europiane të Fqinjësisë e Negociatat e Zgjerimit i drejtohet me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Në këtë letër, Michela Matuella shkruan se: “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”. Nga ana tjetër, zyrtarja europiane shprehet se “Nuk ka asnjë shkelje të MSA-së siç ka deklaruar më herët Opozita shqiptare”.