Ligjvënësit e Bashkimit Evropian votuan për nisjen e veprimeve ligjore kundër Hungarisë, nën akuzat se Qeveria e kryeministrit Viktor Orban po shkel vlerat themelore të bllokut. Komiteti Evropian i Lirive Civile votoi për një raport që rekomandon nisjen e procedurave, për shkak të shkeljeve të pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së mediave dhe trajtimit të ashpër të emigrantëve në Hungari. Veprimet ligjore mund të bëjnë që Hungaria të humbasë të drejtën e votës në BE.