Showbiz

Bebe Rexha zbulon se vuan nga çrregullimi bipolar: “Më dukej sikur bota ime po shembej”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Self” këngëtarja e famshme me origjinë Shqiptare, Bebe Rexha ka treguar për herë të parë se vuan nga çrregullimi i bipolaritetit.

Edhe pse ka disa kohë që ajo është diagnostikuar me këtë çrregullim, e ka mbajtur të fshehtë nga frika se do të gjykohej apo se askush nuk do të donte të punonte më me të.

“Isha e dëshpëruar nuk doja të dilja nga shtëpia. Ndihesha sikur kisha një luftë në kokën time që nuk do ta fitoja kurrë. Por vendosa se nuk do të jetoja si e burgosur për këtë arsye e thashë hapur dhe ta ç’liroj veten nga e gjithë kjo gjë” -u shpreh ajo.