Showbiz

Bebushi i Kim Kardashian dhe Kanye West është gati të vijë në jetë

Duket se pas fëmijës mbretëror të Meghan Markle dhe Princ Harry, një tjetër vogëlush pritet të lindë nga momenti në moment.

Bëhet fjalë për fëmijën e Kim Kardashian dhe Kanye West të cilët janë gati të bëhen prindër për herë të 4-t.

E ftuar në “The Ellen Show”, Kourtney surprizoi mamanë e saj Kris, live duke i thënë se Kim nuk mund të ishte e pranishme në emision pasi është duke pritur ardhjen në jetë të djalit të saj.

Ata do të bëhen prindër për herë të dytë me anë të një nëne surrogate pasi Kim e ka fizikisht të pamundur që të përballojë procesin e shtatzënisë.