Fashion Showbiz

Bella Hadid rikthehet për herë të parë në pasarelë pas betejës me sëmundjen Lyme!

Modelja e njohur Bella Hadid është rikthyer fuqishëm në botën e modës, duke u ngjitur në pasarelë gjatë Javës së Modës në Paris, vetëm pak kohë pas shtrimit në spital për shkak të sëmundjes Lyme.

Hadid, e cila është edhe themeluese e markës Orebella, parakaloi në sfilatën e Saint Laurent, mbajtur në një peizazh mahnitës me Kullën Eiffel si sfond.

E veshur me një pallto të tejdukshme të kthyer mbrapsht nga koleksioni i verës 2026, ajo tërhoqi vëmendjen me elegancën e saj, të plotësuar nga vathë të mëdhenj dhe syze dielli ikonike.

Vogue ndau në Instagram momentin e rikthimit të saj në pasarelë, duke e cilësuar atë një ndër momentet më të veçanta të javës.

Drejtori krijues Anthony Vaccarello prezantoi koleksionin e ri me një vizion kinematografik, ku gruaja e Saint Laurent paraqitet si heroinë dhe klasike njëkohësisht.

Ky rikthim vjen disa ditë pasi Bella u pa në rrugët e Parisit me një stil elegant dhe të thjeshtë, duke treguar se është rikuperuar ndjeshëm.

Modelja u diagnostikua me sëmundjen Lyme në moshën 16-vjeçare dhe së fundmi ndau me fansat pamje nga spitali, duke i siguruar se po lufton me forcë kundër sëmundjes.

Ndjehem keq, por ju dua të gjithëve

-kishte shkruar ajo në një mesazh prekës për ndjekësit.