Gossip Showbiz

Bella Hadid shfaqet në publik pas rrëfimit rrëqethës të nënës për betejën me Lyme disease!

Modelja e njohur Bella Hadid u pa për herë të parë në publik të mërkurën, më 24 shtator, në rrugët e Parisit, vetëm pak ditë pasi nëna e saj, Yolanda Hadid, ndau detaje prekëse mbi përballjen e vajzës me sëmundjen kronike Lyme.

28-vjeçarja u shfaq elegante dhe e qetë, e veshur me një pardesy ngjyrë kafe, syze të zeza ovale dhe flokët e saj të artë.

Ajo mbante me vete një çantë Coach Tabby Shoulder Bag 26 In Loved Leather, me vlerë rreth 470 euro.

Kjo dalje publike përkoi me një moment të rëndësishëm për modelen, e cila ndau në Instagram se kishte rifilluar stërvitjen pas një periudhe të gjatë pauze.

Vetëm duke ecur, por gjithsesi! Po rifitoj qëndrueshmërinë

-shkroi Bella, ndërsa nëna e saj e ripostoi mesazhin me fjalët:

Go Bella… një ditë e një hap.

Vetëm pak ditë më parë, më 18 shtator, Yolanda Hadid kishte zbuluar se vajza e saj po lufton me një formë neurologjike të Lyme disease, duke e cilësuar atë si një sëmundje “të padukshme dhe të vështirë për t’u kuptuar”.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa të shohë fëmijën të vuajë

-u shpreh Yolanda, duke shtuar se po përpiqet ta udhëheqë Bellën me shembull dhe forcë.

Kjo shfaqje publike shihet si një sinjal shprese për fansat e modeles, që kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për të në këtë periudhë delikate.