Showbiz

Bella Hadid rikthehet si bionde në Kanë 2025 dhe rrëmben vëmëndjen

Bella Hadid ka ditur gjithmonë si të ketë hyrje spektakolare, por këtë vit në Festivalin e Filmit në Cannes, ajo vendosi të sfidojë pritshmëritë me një transformim të papritur, një pamje të re duke u bërë bionde.

E gjithë vëmëndja ishte te modelja.

Bella u shfaq me flokë të lëshuar një stil elegant e kombinuar me një prezencë të sofistikuar dhe qëndrimin e saj karakteristik.

Në Instagram, ajo nisi të postojë fragmente nga qëndrimi i saj në Côte d’Azur që para 12 majit, duke ndarë me ndjekësit dje look-un e ri.

Ndërsa “dirty blonde” në 2019 dhe “honey blonde” në 2022 ishin eksperimente më të lehta.

Bella duket se po sfidon jo vetëm tendencat, por edhe rregullat e reja të Cannes që kufizojnë “nude look” në tapetin e kuq dhe përgjigjja e saj është një pamje më klasike, por me një kthesë të shpejtë.