Gossip Showbiz

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper me anë të një fotoje! A janë fejuar?

Gigi Hadid ka konfirmuar për herë të parë në mënyrë publike lidhjen e saj me aktorin Bradley Cooper, përmes një postimi të ëmbël në Instagram me rastin e 30-vjetorit të saj të lindjes.

Në imazhin e ndarë me mbi 77 milionë ndjekës, modelja shihet duke e puthur Cooper-in pranë tortës së ditëlindjes, teksa në dorë mban një unazë ari në gishtin e martesës – detaj që ka ndezur spekulime për një fejesë të mundshme, raporton “DailyMail”.

Hadid në përshkrimin e postimit shkruan:

Ndihem me fat për çdo përvojë që më ka sjellë këtu, për familjen, miqtë dhe partnerin tim

Edhe pse çiftin e ka karakterizuar diskrecioni në publik, Gigi ka rrëfyer më herët për “Vogue” se Bradley i ka sjellë një ndjesi të re stabiliteti në jetën e saj dhe e ka ndihmuar të rikthehet në aktivitete të thjeshta, si shfaqjet teatrale.

Ajo foli gjithashtu për marrëdhënien e shëndetshme që ruan me ish-partnerin Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë, Khai. Gigi shpreh:

I planifikojmë oraret me muaj përpara dhe i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Lidhja jonë tani bazohet te shoqëria

Modelja ndau edhe reflektime për përdorimin e rrjeteve sociale, duke theksuar se ndonëse Instagrami ka qenë një mjet i rëndësishëm për karrierën, ajo tani e përjeton atë më me maturi:

Instagrami është si posta ime e përditshme – duhet kohë për t’u ngarkuar.