Fashion Live From Tirana

“Bën revolucion”/Meshkujt VIP të veshur më mirë sipas Nag: Ledion Liço, Gjesti, Ghetto Geasy…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Nag, për të diskutuar më shumë mbi veshjen e VIP-ave tani në sezonin e verës. Kush vishet më mirë sipas tij dhe kush jo?

Cilët janë meshkujt që vishen më me stil në showbiz-in shqiptar?

Ledion Liço, më kënaq, është minimalist. Ka një stil ekstraordinar, jashtë çdo stigme apo kornize të vendosur nga moda shqiptare. 

Po Ledri Vula?

Ledri Vula vishet ‘nice’. Gjithmonë stil reperi, nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, gjithmonë një linjë. Duhet të flasim për ndonjë mashkull që eksperimenton pak më shumë, por nuk po më shkon në mendje ndonjëri sepse meshkujt shqiptarë i druhen shumë eksperimentimit dhe mbeten gjithmonë në të njëjtën linjë. 

Dikush që eksperimenton është Gjesti…

Po, Gjesti është një djalë që eksperimenton dhe vishet shumë bukur. Te videoklipi i fundit që kishte bërë, ishte veshur shumë këndshëm, shumë stil, shumë fashion, dhe mendoj se në të gjitha ato që do vijojnë, do vishet. Edhe në Big Brother është veshur shumë mirë, si te ai i Shqipërisë, si te ai i Kosovës. Por dhe më përpara se të ishte i njohur, është veshur shumë mirë.

Ylli Limani?

Ylli vishet shumë mirë dhe duket shumë bukur. 

Noizy?

Noizyn a ia vlen ta komentojmë? Se Noizy duket sikur vesh gjithmonë të njëjtin kostum të brendit të tij. Noizy nuk ka eksperimentuar asnjëherë me veshjen e tij. Jo se duket keq, duket shumë mirë ashtu siç është, nuk kam asnjë lloj ankese për stilin e tij që i qëndron besnik, ashtu si për Ledrin që e përmendëm pak më parë, por nuk eksperimenton.

Duket sikur reperët të duken njësoj…

Jo, është Ghetto Geasy që mban kurorën, që vishet jashtëzakonisht shumë bukur. Ghetto Geasy eksperimenton në kulm, ai bën revolucion. Ka bërë gjithmonë revolucion me veshjen e tij. Nuk do të thotë se je reper dhe duhet të vishesh gjithmonë me të njëjtën linjë.