BEST OF LIVE FROM TIRANA
I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Nag, për të diskutuar më shumë mbi veshjen e VIP-ave tani në sezonin e verës. Kush vishet më mirë sipas tij dhe kush jo?
Dhurata Dora është shumë e talentuar. Është një hard-working female. Por kur vjen puna tek sensi i saj i modës, mendoj se lë pak për të dëshiruar. Dhuratën do e vlerësoja me notën 6 ose 7. Dhe kjo ka qenë në gjithë karrierën e saj. Mendoj se Dhurata nuk është veshur asnjëherë ‘wow’. Në çdo paraqitje të saj, si në videoklipe, si në intervista, si në koncerte, nuk ka bërë ‘boom’ ndonjëherë me veshjet e saj.