Sali Berisha vizitoi në spital protestuesit e lënduar dhe akuzoi policinë për veprime në kundërshtim me ligjin. Kryetari demokrat foli edhe për lëndimin e deputetit Luçiano Boçi, që siç tregoi, i ra bombula në trup duke i djegur gishtat e njërës dorë.
Njëri është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Do t’i bëhet një skaner për të parë shkallën e dëmtimit. Tjetri është protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës, në mes të rrugës. Një kriminel me uniformë, gazin nuk e hedh në rrugë, por e gjuan në kokën e protestuesit. Ka kontuzion serioz cerebral nga goditja dhe rrëzimi. Kanë qëlluar edhe Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë bombula në trup dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë.
Një pjesë e mirë e policisë ka treguar vetëpërmbajtje, por mes tyre ka patur kriminelë dhe të droguar që kanë kryer akte të tilla. Nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit me një gërvishtje të vetme. Protesta është paqësore e në tërësi i përgëzoj policët që treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës.
Siç e patë ju vetë, hodhën në xhami bomba tymuese e bombola gazi, për të ua prishur namazin besimtarëve, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.
Përkundrazi, për të respektuar siç duhet lutjen e tyre, faljen e tyre, ne zgjodhëm territor tjetër në përballjen me narkopolicinë, por ata donin me çdo kusht, sepse xhaminë e pushtojnë.
Këta kryen një akt kriminal, pushtojnë xhaminë çka është absolutisht e dënueshme, e ndaluar, por nuk pyesin.