Sport

Beshiktashi lajmëron Federatën Turke, kërkon regjistrim urgjent për Kristjan Asllanin për debutimin e menjëhershëm!

Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beshiktashit pasi klubi turk, ka nisur procedurën e regjistrimin të tij të menjëhershëm në Federatën Turke të Futbollit.

Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe foto e rasti me fanellën e klubit turk. Por për regjistrimin e tij, duhet mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhet ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.

Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni. Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktash luan në Stamboll kundër Koniaspor.

Sipas informacioneve që dihen deri tani, Beshiktash do të paguajë rrogën e Asllanit për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ka një klauzolë prej rreth 11 milionë eurosh për blerjen e tij në fund të këtij edicioni.

LEXO EDHE: Europa League, hidhet shorti i playoffit, Dinamo Zagreb i Hoxhës përballet me Genk, spikat dhe Celtic-Stuttgart

Por Asllani nuk ishte shqiptari i vetëm për të cilin flitet në Turqi. Presidenti i Beshiktashit u ndal edhe te emri shumë i diskutuar i Ernest Muçit, i cili është dhënë huazim me të drejtë blerje te Trabzonspor ku po shkëlqen me golat e tij.

“Trabzonspori nuk na ka kontaktuar ne në lidhje me Muçin. Trabzonspori ka një klauzolë me të drejtë blerje. Ata kanë një akord me lojtarin në momentin që firmosi kontratën. Nëse ata nuk e aktivizojnë klauzolën, Muçi do të mbetet lojtari ynë dhe do të luajë për ne”, theksoi presidenti i Beshiktashit.