Aktualitet Bota

Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të pijnë çaj përpara se të nisen për në Kapitol

Presidenti Biden dhe gruaja e tij Jill sapo kanë mirëpritur Donald Trump dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë. Ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen për në Kapitol.

Donald Trump, presidenti i 45-të dhe së shpejti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, do të betohet sot në Uashington. Ceremonia do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin 1985.  Betimi nis në 12:00, me orën lokale, ndërsa në Europë dhe vendin tonë përkon në orën 18:00.

Familja e Donald Trump ka mbërritur në një kishë në Uashington DC përpara inaugurimit të tij.

Në fillim zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin.

Ceremonia që tradicionalisht mbahet jashtë ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, është zhvendosur brenda për shkak të parashikimit të temperaturave të ulëta me erëra që ndihen si -13°C (9°F).  Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit. Më vonë, pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes.

Por përpara se Trump të marrë detyrën, Joe Biden ka lëshuar falje paraprake për disa figura që “rrezikohen nga ndjekjet penale”, duke përfshirë Dr. Anthony Fauci dhe oficerët që dëshmuan mbi trazirat në Kapitol.

LEXO EDHE: Ja Kush janë anëtarët e kabinetit të ri të Donald Trump…

Ndërkohë Kapitol në sallën presidenciale Trump do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. Më pas ai do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review” trupat.

Gjatë mitingut të tij të fundit dje, Trump premtoi të nënshkruajë një sërë urdhrash ekzekutivë ditën e tij të parë si president Presidenti do të betohet për mbrojtjen e Kushtetutës mbi të njëjtat dy Bibla të përdorura në vitin 2017: ajo që përdori Lincoln në inaugurimin e tij të vitit 1861 dhe ajo që Donaldit ia dhuroi nëna e tij në vitin 1955.

Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inagurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.

Eshtë zakon, që të gjithë ish-presidentët, që ende jetojnë, marrin pjesë në inagurimin e presidentit. Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arësye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë.

Të pranishëm do të jenë dhe Elon Musk, Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe “Washington Post” si dhe Mark Zuckerberg, themeluesi dhe kryetari i kryesisë së Meta.

Pas inagurimit në detyrë Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-së me organizatat si OBSH apo do t’i rinegociojë ato