Showbiz

Bie në kontakt me 2 persona të prekur me Covid-19, Donald Trump nuk do të karantinohet

Presindenti i SHBA-ve, Donald Trump së fundmi mendohet se mund të jetë prekur nga Koronavirus kjo pasi ra në kontakt me 2 individë të infektuar.

Pas një mbledhje qeverie me sekretarin e shtypit të presidentit brazilian, Fabio Wajngarten dhe Nestor Forster përfaqësuesin e Brazilit për punët e jashtme në Washington, këta të fundit rezultuan pozitivë me Covid-19.

Shenjat e para ata i shfaqën 3 ditë pas takimit me Trump dhe kjo vë menjëherë në rrezik presidentin. Megjithatë, pavarësisht thirrjes së amerikanëve që Trump të vetëkarantinohet, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conely u shpreh në një deklaratë për median se kreu i shtetit nuk është do të karantinohet. Edhe pse ai nuk konfirmoi nëse Donald Trump është apo jo i prekur nga Koronavirus, theksoi se për momentin karantinimi i tij apo i Shtëpisë së Bardhë nuk do të ndodhë pasi nuk është e nevojshme.