Bota

Bitcoin arrin rekordin e ri!

Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke parë rritjen e çmimit të kriptomonedhës me më shumë se 50% që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit. Kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak kohë 106,000 dollarë, përpara se të binte në rreth 105,000 dollarë në treguan aziatik. Administrata e ardhshme e Trump shihet si shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa Shtëpia e Bardhë e Biden. Të enjten, presidenti i zgjedhur i SHBA-së përsëriti se po konsideron krijimin e një stoku kombëtar të monedhës digjitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit.

Në fillim të këtij muaji, Trump emëroi sipërmarrësin e Silicon Valley, David Sacks, si kreun e inteligjencës artificiale dhe kriptomonedhës. Sacks është ish-ekzekutiv i PayPal dhe mik i ngushtë i këshilltarit dhe mega-donatorit të Trump, Elon Musk. Trump ka deklaruar gjithashtu se do të emërojë avokatin pro-kriptomonedhës të Uashingtonit, Paul Atkins, si kreun e ri të rregullatorit të Ëall Street, Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve.

Ndërkaq, kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ajo po vazhdon të rritet. Trump ka emëruar Elon Muskun, si një nga drejtuesit e “Departamentit për Efiçencë Qeveritare”, që nuk është një agjenci qeveritare dhe ka marrë akronimin “DOGE”.

Dogecoin është një kriptovalutë, që fillimisht u krijua si shaka. Por, me kalimin e kohës “Dogecoin” ka fituar numër të madh të adhuruesve të cilët në mënyrë periodike e kanë rritur çmimin e tij. Ashtu si kriptovalutat e tjera, mbështetësit thonë se mund të përdoret për të blerë e shitur gjëra në internet, pa pasur nevojë të shqetësohen nëse një bankë qendrore apo qeveria do të ndikojë në numrin se sa janë në qarkullim.