Gossip Showbiz

Blake Lively nuk ndalet, kërkon të investigohet telefoni i Justin Baldoni për…

Blake Lively ka kërkuar të kontrollojë telefonin e Justin Baldoni dhe ka dërguar një kërkesë ligjore për ta realizuar këtë, me shpresën për të gjetur prova që lidhen me një “fushatë shpifjeje”.

Avokatët e Blake kanë dërguar të dhëna për tre operatorë telefonikë – AT&T, T-Mobile dhe Verizon – që përdoren nga Justin, nga dy publisite Jennifer Abel dhe Melissa Nathan, prodhuesi i “It Ends With Us” Jamey Heath, menaxheri i krizave Jed Wallace dhe Steve Sarowitz, bashkëthemeluesi i Wayfarer Studios të Justin.

Tekstet e mesazheve që shkëmbyen Abel dhe Nathan janë përdorur më parë në padinë e Blake ndaj Justin, që akuzon për ngacmim seksual dhe për një komplot për të shkatërruar imazhin dhe karrierën e saj.

Avokatët e Lively, Mike Gottlieb dhe Esra Hudson, kanë thënë se subpoenat kërkojnë të “zbulohen njerëzit, taktikat dhe metodat që kanë punuar për të ‘shkatërruar’ dhe ‘fshirë’ reputacionin dhe familjen e Blake gjatë vitit të kaluar.”

Në padinë e Blake, thuhet se fjalët “shkatërruar” dhe “fshirë” janë përdorur nga ekipi i PR i Justin, sipas mesazheve të përfshira në të.

Ekipi ligjor i Blake po insiston se Justin dhe avokati i tij Bryan Freedman nuk kanë qenë aq transparentë sa kanë deklaruar, kur nisën faqen e internetit thelawsuitinfo.com, duke premtuar të publikojnë të gjitha dokumentet që lidhen me këtë betejë ligjore. Sidoqoftë, sipas avokatëve të Blake, ata janë shprehur se:

Ne do të marrim të gjitha ‘provokat’ që, siç pritej, nuk janë askund në faqen e internetit të z. Freedman, dhe si Zonja Lively, ato ‘provokata’ do të kenë ditën e tyre në gjykatë.


Në anën tjetër, Freedman ka reaguar me qetësi ndaj këtij zhvillimi, duke i thënë TMZ:

Të dhënat e telefonave janë një pjesë e zakonshme e procesit gjyqësor. Ajo që është e jashtëzakonshme është ajo që kërkon pala e Lively.
Ata kërkojnë çdo thirrje, mesazh, regjistër të dhënash dhe madje edhe informacion mbi vendndodhjen në kohë reale për dy vitet e gjysmë të fundit, pa marrë parasysh dërguesin, marrësin apo temën e bisedës. Ky kërkim i madh tregon se ata po kërkojnë çdo bazë faktike për akuzat e tyre që janë provuar si të rreme. Ata nuk do të gjejnë asgjë.

Avokatët e Blake mendojnë ndryshe dhe besojnë se regjistrat telefonikë do të ofrojnë prova të rëndësishme dhe të pakundërshtueshme, jo vetëm për atë kush është përfshirë, por edhe për kohën, vendin dhe mënyrën si është organizuar dhe vepruar plani i hakmarrjes.