Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë. Një mesazh zanor ka ardhur nga këngëtarja e mirënjohur Bleona.
Ja urimi i saj për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:
Hey Top Albania Radio! Përshëndetje nga unë Bleona. Do doja t’i uroja të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2025! Shumë fat, shëndet, para, lumturi, begati për të gjithë ju dhe familjet tuaja! Ju dua fort dhe vazhdoni të dëgjoni Top Albania Radio! Gëzuar Vitin e Ri!