Aktualitet

Bllokoi rrugën, arrestohet ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu për organizimin e tubimeve të paligjshme, bllokim të rrugës dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Ai u shoqërua sot paradite nga policia e Komisaritit nr 6, teksa së bashku me disa banorë të zonës së “Astirit” i bllokuan rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama. Bashkë me Balliun u arrestua edhe një banor i Unazës së Re.