Botë e Çuditshme Gossip

Blogerja kineze e cila fiton 14 milionë dollarë në javë, çfarë pune bën do pyesni ju? Mësojeni…

Blogerja kineze Xiang Xiang Zheng poston video të drejtpërdrejta në Douyin, versioni kinez i TikTok, duke shfaqur produkte të ndryshme për vetëm tre sekonda secila. Vetëm duke bërë këtë e reja mbledh 14 milionë dollarë çdo javë. Zheng ndjek një qasje krejtësisht të ndryshme, ndërsa sekreti i saj është fytyra pa shprehje dhe teknika e shitjes ‘rrufe’ të shpejta që përdor.

Gjatë ‘live’, dikush i kalon Zheng një kuti, ajo e merr produktin dhe i përmend çmimin, e shtyn mënjanë dhe kaq. Zheng Jiang Jiang ka qenë në hapësirën e transmetimit të drejtpërdrejtë që nga viti 2017, por popullariteti i saj është rritur muajt e fundit. Pak ditë më parë ajo arriti pikën e 1 milion ndjekësve. Pas suksesit të saj, platforma prezantoi një rregull për të parandaluar rastet e kopjimit. Kështu që nga 27 tetori, ajo ndaloi shitësit të shfaqin produkte pa dhënë disa informacione bazë rreth tyre. Ata që shkelin kufizimet përballen me gjoba apo edhe mbyllje të llogarive.