Një blogere nga Kansasi, e cila kishte probleme me çrregullimet e të ngrënit, pretendon se ngritja e peshave dhe modifikimet ekstreme të trupit, e kanë ndihmuar të përballet me traumat. Jessy Kirkpatrick, 27-vjeçe, e cila është jobinare dhe përdor përemrat ata/ato, ka pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin si fëmijë.
Megjithatë, në adoleshencën e saj, filloi të vuante nga anoreksia si pasojë e traumave. Kirkpatrick iu nënshtrua modifikimeve për të shëruar shëndetin mendor. Modifikimet ekstreme të trupit përfshijnë shpime të shumta buzësh dhe implante briri silikoni në ballë që e bëjnë të duken si djall.
“Në kohën kur mbusha 160vjeçe u përballa me anoreksi për herë të parë dhe pesha ime ra në 44 kilogramë”, tha Kirkpatrick. Ajo gjithashtu tha se kishte probleme aq të rënda me të ngrënit, saqë edhe pas konsumimit të pjesëve më të vogla të ushqimeve, ajo villte gjak. “Po shuhesha, nuk kishte diçka që mund të bëja”,- shtoi Kirkpatrick. Për të gjitha këto ndryshime, ajo shpenzoi 12 mijë dollarë.