Sport

“Bomba” nga Anglia! Reali bën gati 100 milionë paund për fituesin e “Topit të Artë”!

Real Madrid është gati të tronditë merkaton e verës me një ofertë prej 100 milionë paund për yllin e Manchester City-t, Rodri.

Mesfushori spanjoll është objektivi numër një i trajnerit të ri të “Los Blancos”, Xabi Alonso, pas humbjes shokuese që skuadra pësoi ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Rodri shihet si pika kyçe për rikonstruktimin e mesfushës madrilene, dhe Alonso beson se është njeriu i duhur për të sjellë ekuilibrin që mungoi në disfatën ndaj kampionëve francezë.

LEXO EDHE: UEFA kundër zgjerimit të kompetencave të VAR: Rrezikojnë të rriten vonesat në lojë!

Megjithëse Pep Guardiola nuk do të dëshironte të humbiste mesfushorin e tij të pazëvendësueshëm – mungesa e të cilit sezonin e kaluar ndikoi ndjeshëm në humbjen e titullit në Premier League – drejtuesit e Realit besojnë se një ofertë e këtij niveli mund ta tundojë City-n.

Rodri, 29 vjeç, u dëmtua rëndë në shtator në sfidën ndaj Arsenalit, duke pësuar një dëmtim të ligamentit dhe meniskut që e mbajti jashtë fushave deri në javën e fundit të sezonit. Ai u rikthye në Kupën e Botës për Klube, por aktivizimi i tij i kufizuar dhe problemet e reja fizike kanë shtuar pasigurinë mbi gjendjen e tij.

LEXO EDHE: Lamine Yamal bëhet lojtari më i vlefshëm në botë (279.7 mln euro), dominim nga Real Madrid në dhjetëshen elitare!

Kjo pasiguri i bën drejtuesit e Madridit të mendojnë nëse është më mirë të presin, pasi kontrata e Rodrit me City-n përfundon në vitin 2027, dhe me kalimin e kohës, çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm.

Megjithatë, Xabi Alonso është duke i shtyrë drejtuesit të klubit të veprojnë që tani, duke qenë se City mund të përpiqet ta blindojë Rodrin me një kontratë afatgjatë nëse ai rikuperohet plotësisht.

Real Madrid është optimist për mundësinë e transferimit të Rodrit, ish-yllit të Atletico Madridit, i cili ka lindur në kryeqytetin spanjoll dhe u largua drejt Premier League gjashtë vite më parë për 62.8 milionë paund. Tani, me mundësinë për t’u rikthyer “në shtëpi”, Rodri mund të jetë i hapur për një kapitull të ri në karrierën e tij.