Lifestyle

“Borat 2” mund të shfaqet së shpejti në kinema

Prezantuar në 2006-ën me filmin me të njejtin titull, filmi Borat shkaktoi goxha zhurmë në skenën publike por gjithashtu mbetet edhe shumë i dashur për fansat.

Pavarësisht të gjitha kritikave, Borat pritet të rikthehet përsëri, ndoshta më shpejt se ç’pritej. Sipas Collider, filmimi dhe postprodusioni kanë përfunduar dhe burimet shkojnë deri aty sa thuhet se tashmë është shfaqur për persona të veçantë. Të gjitha xhirimet janë bërë gjatë muajve ku pandemia kishte mbërthyer botën.

Mendohet se filmi mund të shfaqet përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara për të arritur një audiencë të re.