Pedro Pascal ka marrë kritika të ashpra pasi shprehu mbështetje për Rachel Zegler mes polemikave mbi filmin e ri të Disneyt, “Borëbardha”.
Aktori 49-vjeçar postoi një fotografi të Zegler në Instagram, duke e quajtur atë “ikonë”, çka shkaktoi reagime negative nga ndjekësit.
Ribërja e filmit klasik të vitit 1937 është cilësuar si një dështim financiar, duke arritur vetëm 143.1 milionë dollarë në arkat globale, ndërsa kostoja e prodhimit ka kaluar 350 milion dollarë, sipas raportimeve të DailyMail.
Kritikat ndaj filmit dhe Zegler kanë të bëjnë kryesisht me komentet e saj mbi rolin e Borëbardhës dhe ndryshimet e bëra në historinë origjinale.
Pas publikimit të mbështetjes nga Pascal, ndjekësit e akuzuan për hipokrizi, duke i kujtuar se ai nuk mbështeti kolegen e tij nga “The Mandalorian”, Gina Carano, kur ajo u pushua nga Disney për deklarata të diskutueshme.
Shtimi i komentave të Zegler mbi Trump dhe çështjet e Lindjes së Mesme ka shkaktuar më tej kundërshtime ndaj saj.