Sport

Botërori 2026, shorti “foli”/Ja kush janë rivalët e Shqipërisë!

Shqipëria do të përballet me Poloninë në play off dhe Kosova me Sllovakinë. Në rast kualifikimi, Kombëtarja jonë e futbollit do të sfidojë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Kosova, nëse del fitimtare nga dueli me Sllovakinë, do të përballet me fituesen e çiftit Turqi-Rumani.

Shqipëria dhe Kosova sot ishin sy e veshë në Zyrih të Zvicrës ku FIFA hodhi shortin e fazës “play off”. Të dyja ekipet i mbyllën në vendin e dytë grupet respektive, duke surprizuar në kualifikueset e Botërorit.

Në shortin që vendosi rrugëtimin final për të shkuar në Botëror, Shqipëria dhe Kosova ndodheshin në vazon e tretë, bashkë me Irlandën e Bosnjën. Ndeshja gjysmëfinale do të luhet në transfertë, në datën 26 mars. Janë 16 përfaqësuese nga Europa, por vetëm katër prej tyre do të kenë biletë në Botërorin 2026.