Pas tetë vitesh heshtjeje, Brad Pitt ka komentuar për herë të parë divorcin e tij nga Angelina Jolie. Në një intervistë të publikuar nga revista GQ, aktori ka reflektuar mbi ekspozimin mediatik të jetës së tij personale ndër vite.
Ai theksoi se jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se tri dekada, duke thënë se shpesh në media shfaqen versione të ndryshme të realitetit që ai përjeton.
Kjo intervistë shënon një moment të rrallë ku Pitt flet publikisht për çështje personale, duke e bërë atë një nga rrëfimet më të pritura të vitit