Gossip Showbiz

Brad Pitt shprehet për divorcin me Angelina Jolie dhe jetën personale: Nuk ishte ndonjë gjë e madhe…”

Në një nga rrëfimet më të sinqerta të tij, Brad Pitt ka folur për revistën GQ në kuadër të promovimit të filmit të ri “F1”, duke prekur jetën e tij personale dhe vëmendjen e vazhdueshme që mediat i kushtojnë atij prej dekadash.

Aktori 60-vjeçar pranoi se është mësuar të jetojë nën dritën e reflektorëve, ku çdo aspekt i jetës së tij private është analizuar nga publiku.

Jeta ime personale është gjithmonë në lajme. Për 30 vjet, vëlla. Ose ndonjë version i jetës sime personale, për ta thënë kështu

-tha ai me një ton të qetë, por të vetëdijshëm për realitetin që e shoqëron prej kohësh.

Kur u pyet nëse filmi “F1” i ka ofruar një lloj arratisjeje nga presioni mediatik, Pitt u përgjigj sinqerisht se një “strehë” e vërtetë nuk ka ekzistuar kurrë për të.

Gjithmonë ka qenë një shqetësim me të cilin më është dashur të përballem… Është një humbje kohe bezdisëse, ose edhe thjesht humbje kohe, nëse e lejon të jetë kështu

Megjithatë, ylli i Hollywood-it duket se ka gjetur më në fund një ekuilibër shpirtëror. Ai tha se ndihet i qetë dhe i rrënjosur në jetën e tij aktuale, duke theksuar rëndësinë e miqve, familjes dhe vetëdijes për veten.

Ndihem ngrohtësi dhe siguri me njerëzit e mi… është si një mizë që gumëzhin pranë meje herë pas here

-tha ai për vëmendjen mediatike.

Sa i përket ndarjes së bujshme nga Angelina Jolie, Pitt tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të matur. I pyetur nëse ndjente lehtësim që procesi ligjor i divorcit kishte përfunduar, ai u përgjigj:

Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë kaq e madhe. Thjesht diçka që mori fund. Ligjërisht.

Ky reflektim i Brad Pitt vjen në një kohë kur ai duket më i qetë se kurrë më parë, i fokusuar në artin e tij dhe jetën e përditshme larg dramave të së kaluarës.